Aktualitet

27-vjeçarja ndërroi jetë nga COVID, mjekja e spitalit të Beratit: Nuk konstatuam sëmundje të tjera

4 Mars 2021, 14:15 Nga DOSJA
27-vjeçarja ndërroi jetë nga COVID, mjekja e spitalit të

BERAT– Detaje të reja kanë dalë në dritë sot në lidhje me vdekjen nga Covid-19 të 27-vjeçares nga lagjia “Jani Vruho” në qytetin e Beratit. Burimet zyrtare të Spitalit Rajonal të Beratit konfirmojnë se e reja mbërriti në spital në gjendje kritike për jetën.


Mjekja infeksioniste në Repartin Covid-19 të Spitalit Rajonal të Beratit, Etleva Vila ka deklaruar sot për mediat se, Ariola Cakollari është paraqitur në Repartin e Urgjencës të Spitalit Rajonal Berat në dt.25.02.2021, në orën 00:30 minuta dhe ishte në gjendje të rënduar.

MjeKja Vila deklaron se vajzës i është dhënë ndihma e shpejtë, ju kryhen të gjitha ekzaminimet dhe nga skaneri ka rezultuar se 27-vjeçarja kishte 90% të mushkërive të prekura nga Covid-19.

Pasi konstatuam se gjendja e saj shëndetësore ishte kritike,ne si mjekë konkluduam në nisjen e saj me urgjencë me autoambulancat e Spitalit Rajonal Berat drejt Spitalit Infektiv Covid-1 në Tiranë“-, ka deklaruar mjekja Vila.

27-vjeçarja Ariola Cakollari gjeti vdekjen mbrëmjen e së Martës në Spitalin Infektiv Covid-1, ku ndodhej e intubuar.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ariola cakollari etleva vila ariola cakollari etleva vila

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Mars 2021, 12:24

SHKODËR– 111-vjeçarja Zenepe Pirani nga Podgorica me banim ne Shkodër, është qytetarja më e vjetër në moshë që ka marrë dozën e parë të vaksinën Pfi...