Aktualitet

Përplasen dy makina në superstradën Fushë Krujë-Milot, plagoset shoferi 21-vjeçar

4 Mars 2021, 13:47 Nga DOSJA
Përplasen dy makina në superstradën Fushë Krujë-Milot,

MILOT– Një aksident ka ndodhur pak më parë në superstradën Fushë Krujë-Milot, ku një person ka mbetur i plagosur.

Policia bën me dije se një automjet tip ‘Benz’, që drejtohej nga A.K., është përplasur me një makinë tip ‘Opel’ që drejtohej nga 21-vjeçari  F.Sh.

Për pasoje është plagosur rendë shoferi i Opelit, i cili është dërguar të spitali i Traumës.

Njoftimi i plotë:

Më datë 04.03.2021, në orën 13:40, në Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., dhe mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. Sh., 21 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi A. K., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në superstradën fushë krujë-milot fushe kruje-milot plagoset 21-vjecari aksident në superstradën fushë krujë-milot fushe kruje-milot plagoset 21-vjecari

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Mars 2021, 12:24

SHKODËR– 111-vjeçarja Zenepe Pirani nga Podgorica me banim ne Shkodër, është qytetarja më e vjetër në moshë që ka marrë dozën e parë të vaksinën Pfi...