Aktualitet

Organizim i lojërave të fatit, vjedhje të energjisë elektrike dhe përndjekje, e pësojnë tre dibranë (DETAJE)

4 Mars 2021, 12:39 Nga DOSJA
Organizim i lojërave të fatit, vjedhje të energjisë

DIBËR– Një 57-vjeçar në Dibër është proceduar penalisht dhe një 30-vjeçar u shpall në kërkim për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”dhe “Vjedhja e energjisë eleketrike”.

Po ashtu, policia bën me dije se u arrestua në flagrancë E. T., 24 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Përndjekja”.

Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka shantazhuar dhe përndjekur një 18-vjeçare.

Njoftimi i plotë:

Evidentohet dhe goditet një rast i aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit.

Sekuestrohen 20 pajisje elektronike, procedohet penalisht pronari i lokalit, dhe shpallet në kërkim policor një tjetër.

Në Bulqizë është arrestuar në flagrancë nga Policia një 24-vjeçar, për veprën penale “Përndjekje”.

Dibër/ Si rezultat i kontrolleve të shtuara për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në lokalin e shtetasit Q. T ., në Peshkopi, kanë gjetur e sekuestruar 20 pajisje elektronike, 9 prej tyre ishin në gjendje pune, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundraligjshëm i lojrave të fatit.

Po gjatë kontrollit u konstatua se në ambientet e lokalit ishte bërë lidhje te paligjshme e energjisë elektrike.

Në përfundim të veprimve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Q. T ( N)., 57 vjeç, banues në Peshkopi, dhe u shpall në kërkim policor shtetasi A.D., 30 vjeç,(i punësuar në lokal), për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Vjedhja e energjisë eleketrike”

____________

Bulqizë/ Përndiqte dhe shantazhonte një shtetase, arrestohet në flagrancë nga policia.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 24 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Përndjekja”.

Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka shantazhuar dhe përndjekur një 18-vjeçare.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne diber arrestime ne diber

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Mars 2021, 12:24

SHKODËR– 111-vjeçarja Zenepe Pirani nga Podgorica me banim ne Shkodër, është qytetarja më e vjetër në moshë që ka marrë dozën e parë të vaksinën Pfi...