Sport

Ibrahimovic në Sanremo, zbulohet shpërblimi marramendës i sulmuesit të Milanit për çdo pjesëmarrje

3 Mars 2021, 20:52 Nga DOSJA
Ibrahimovic në Sanremo, zbulohet shpërblimi marramendës i

ITALI-Një goditje e vërtetë e “tregut” që nëse konfirmohet, do të ishte një lajm bujshëm. Calcioefinanza.it ka zbuluar se suedezi do të paguhet me 50 mijë euro për mbrëmje në festivalin Sanremo nga e marta e 2 marsit deri të shtunën në 6. Një shifër relativisht shumë e madhe për një mysafir.

Kanë qenë të shumtë ata që nuk e kanë miratuar zgjedhjen e klubit kuqezi për ta lënë suedezin të marrë pjesë në festivalin e këngës italiane në kulmin e sezonit.Megjithatë, këto kritika nuk e kanë ndalur Ibrën që të vazhdojë me programin e tij. Suedezi ka bërë debutimin e tij në Sanremo mbrëmjen e së martës.

“Shpërblimi? Paratë nuk janë të rëndësishme, nuk më mungon asgjë në botën time. E bëj këtë gjë me zemër, për t’u treguar të gjithëve se jam mirënjohës për atë që ka bërë Italia për mua. Paratë do t’i japim për bamirësi, mos u shqetësoni”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic milan sanremo ibrahimovic milan sanremo

Sondazh

Poll

Sport 3 Mars 2021, 19:55

ARGJENTINË– Hetuesit punojnë për të hedhur dritë jo vetëm për atë që ndodhi mëngjesin e 25 nëntorit në orët që paraprinë vdekjen e Maradonës, por edhe në d...