Politike

Meta kundër Ramës: Të infektuarit me COVID19 kanë të drejtë kushtetuese të votojnë, hajt ta zgjidhim

4 Mars 2021, 12:33 Nga DOSJA
Meta kundër Ramës: Të infektuarit me COVID19 kanë të

TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta e sheh ndryshe çështjen e votës për personat e infektuar me COVID19. Presidenti tha se vota është një e drejtë kushtetuese që duhet garantuar.

“Është e drejtë kushtetuese, e drejta e votës. Mënyrën se si duhet ta zgjidhim, hajt ta zgjidhim. Aktet burokratike bëhen për të realizuar dhe zbatuar Kushtetutën e Shqipërisë”, u shpreh Ilir Meta.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama në konferencën e fundit që pati me gazetarët e mohoi kategorikisht një gjë të tillë.

Do bëjmë të njëjtën gjë si të gjithë vendet e tjera që për ata të cilët janë të testuar pozitiv dhe nuk janë negativizuar, nuk bëhet fjalë fare, duhet të qëndrojnë në shtëpi, duhet të vetëkarantinohen. Është e vërtetë ky shqetësim dhe kanë bërë të gjithë vendet e tjera kështu sepse ka pasur një sërë zgjedhjesh në këtë kohë pandemie dhe kështu është vepruar. Janë të parët njerëzit që duhet të marrin përgjegjësinë për këtë, por për fat të mirë nuk ka pasur të dhëna shqetësuese post elektorale mbi shëndetin e njerëzve, pra nuk ka pasur rritje të infektimeve”, u shpreh kryeministri Rama.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet e 25 prillit 2021 edi rama zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll