Politike

Meta: Nëse PS konfirmon maxhorancën pa vjedhje votash unë do të jap dorëheqjen

4 Mars 2021, 12:06 Nga DOSJA
Meta: Nëse PS konfirmon maxhorancën pa vjedhje votash unë do

TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta përsëriti sot se në rast se Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama marrin 71 mandate pa vjedhur votat e qytetarëve, atëherë ai do të japë dorëheqjen. Gjatë mbledhjes online që zhvilloi me përfaqësuesë të shoqërisë Civile, Meta tha se presidenti do të përdorë retorikë të ashpër ndaj kujtdo që do të intimidojë qytetarët.


PJESË NGA FJALA E METËS:

Presidenti është i detyruar të përdorë një retorikë tjetër, për të ndaluar të gjithë ata që indimidojnë qytetarët dhe që duan të vrasin besimin tek vota e lirë. Nëse do kishte funksionuar Prokuroria dhe do ishin hetuar krimet zgjedhore, për të cilat ka kërkuar hetim edhe Bundestagu, atëhere unë do të kisha një retorikë tjetër.

Shumicë të përhershme ka vetëm në diktaturë. Ju jeni të vetëdijshëm për përpjekjet e papranueshme të Qeverisë për të intimiduar qytetarët. Ta kenë të qartë të gjithë, Presidenti nuk do të rrijë indiferent në këtë proces zgjedhor.

Nëse shumica e kandidatëve të mazhorancës konfirmohet pa prekur votën, Presidenti jep dorëheqjen më 26 prill.

Ne e dimë shumë mirë se çdo të thotë që të humbasë Shqipëria këtë mundësi dhe e ardhmja evropiane e Shqipërisë. Ta ndëshkojnë ish partinë e tij nëse vë dorë mbi zgjedhdje, ta ndëshkojnë nëse ve persona të dekriminalizuar. E rëndësishme për mua është që vota e presidentit dhe e qytetari të jetë e barabartë. Por nëse kryeministri bën atë që ne e dimë të gjithë që të mbledhë kryebashkiakëve dhe tu thotë se do 800 mijë vota nga ato është e papranueshme. Kjo nuk është një problem personal por të tjerët e duan ta kthejnë të tillë. Qytetarët të ndërgjegjësohen se fuqia e vërtetë e qytetarëve është vota, duhet ta përdorin për të zgjedhur ose për të ndëshkuar. Të jenë të qartë të gjithë, Presidenti do të shkojë në të gjithë Shqipërinë me këto mesazhe: Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se në demokraci, fuqia e tyre është vota. Ta përdorin votën për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar. Ta orientojnë votën e tyre tek kandidatët më me integritet. Për mua ka rëndësi të ringjallet besimi tek demokracia.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet e 25 prillit ilir meta zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll