Bota

Bilanci i COVID-19 në botë/ Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 115 milion raste aktive dhe 2.5 milion të vdekur, n

4 Mars 2021, 11:12 Nga DOSJA
Bilanci i COVID-19 në botë/ Brenda 24 orëve të fundit

BOTË– Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në ’luftë’ me kohën për sigurimin e vaksinave për popullsinë e tyre.

Tashmë bilanci i COVID-19 ka shkuar në 115 milion raste aktive, dhe mbi 2.5 milion të vdekur. Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 88,643 persona, duke e çuar numrin në total mbi 29 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 1,600 njerëz dhe numri në total ka shkuar 531,652 viktima.

India renditet e dyta ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 8,032  persona të infektuar dhe në total ka arritur 11,156,923 njerëz, ndërkohë që prej fillimit të pandemisë kanë ndërruar jetën 157,471 pacientë.

Për sa i përket Evropës, situata vazhdon të jetët problematike. Franca ka shënuar një rritje të rasteve të infeksionit krahasuar me një ditë më parë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 58,288 njerëz të infektuar, duke e çuar numrin në total 3,810,316 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 1,339 njerëz dhe numri në total është 87,542.

Italia ka regjistruar një numër të lartë infektimesh ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 49,274 persona të infektuar, duke e çuar numrin në total 2,976,274 ndërsa numri i vdekjeve është mbi 1,633 duke e çuar shifrën në total 98,635 njerëz.

Rusia pret që disa vende të Bashkimit Evropian të miratojnë përdorimin e vaksinës së saj Sputnik V këtë muaj dhe Moska mund të sigurojë vaksina për 50 milion evropianë duke filluar nga Qershori nëse qëllimi fiton miratimin në të gjithë BE, ka thënë fondi RDIF i Rusisë.

Vaksinat e autorizuara që janë modifikuar për t’u mbrojtur nga variante të reja nuk do të kenë nevojë të fillojnë një proces të ri aprovimi ose t’i nënshtrohen studimeve të thelluara klinike, kanë thënë rregullatorët në MB, Australi, Kanada, Singapor dhe Zvicër.

Komisioni i vaksinave të Gjermanisë ka rekomanduar vaksinën AstraZeneca/Oxford Covid-19 për njerëzit mbi moshën 65 vjeç. “Komisioni i vaksinave tani rekomandon vaksinën AstraZeneca edhe për njerëzit mbi 65 vjeç. Ky është një lajm i mirë për njerëzit e moshuar që po presin një vaksinë “,– tha ministri i shëndetësisë, Jens Spahn.

Suedia gjithashtu ka dhënë rekomandimin e saj për vaksinën AstraZeneca për personat e moshës mbi 65 vjeç. Së bashku me një numër vendesh të tjera evropiane të cilët tani po ndryshojnë politikën e tyre, Suedia kishte ndaluar më parë rekomandimin e vaksinës për të moshuarit, duke përmendur mungesën e hulumtimeve mbi atë grup.

Italia ka bllokuar një dërgesë të vaksinës anti-Covid të AstraZeneca për Australinë. Kjo vjen pasi BE-ja prezantoi rregulla të reja që rregullojnë transportin e vaksinave jashtë bllokut, megjithëse kjo është ndërhyrja e parë e këtij lloji.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll