Bota

U shpall fituese, reagon LVV-ja: Falënderoj mbështetësit jashtë dhe brenda Kosovës

4 Mars 2021, 11:12 Nga DOSJA
U shpall fituese, reagon LVV-ja: Falënderoj mbështetësit

KOSOVË-Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Me anë të një postimi në Facebook, LVV-ja ka falënderuar votuesit brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen që iu kanë dhënë.

Po ashtu, postimin e kanë shoqëruar me një foto ku shkruhet se LVV-ja ka marrë 50% të votave.

Falënderojmë qytetarët e Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Falenderojmë Vullnetarët për punën e madhe, Aktivistët për përpjekjet dhe angazhimin e palëkundur, dhe vëzhguesit e komisionerët, veçanërisht atyre që kanë vijuar punën edhe pas ditës së zgjedhjeve në Qendrën e numërimit. Së bashku krejt dhe drejt!,”-ka shkruar LVV-ja.

Postimi i plotë: 

Lajmi kryesor:KQZ-ja publikon rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve/ LVV-ja shpallet fituese me mbi 438 mijë vota, arrin 58 deputet, Vjosa Osmani shkruan historinë, shpallet personi më i votuar

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll