Bota

KQZ-ja publikon rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve/ LVV-ja shpallet fituese me mbi 438 mijë vota, arrin 58 deputetë, Vjos

4 Mars 2021, 10:28 Nga DOSJA
KQZ-ja publikon rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve/ LVV-ja shpallet

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese e zgjedhjeve. Sipas Gazeta Express, lajmi është konfirmuar nga kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, e cila ka thënë se fituese e zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje me 438 mijë e 334 vota.

Ndërkohë e dyta ka dalë, Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota.

Po ashtu është bërë publike dhe lisa e deputetëve që kanë marrë partitë. LVV-ja që është shpallur dhe fituese e zgjedhjeve ka marrë 58 deputet. Ndërsa, më e votuara në këtë listë është Vjosa Osmani që ka marrë mbi 300 mijë vota, ndërsa pas saj renditet Glauk Konjufca.

Më pas, PDK-ja ka arritur të marrë 19 deputet, LDK-ja 15 deputet. Ndërsa AKK-ja 8 deputet dhe Lista Serbe 10 deputet.

Çfarë ndodhi në 14 shkurt?

Më 14 shkurt, ditë që përkoi edhe me Shën Valentinin, qytetarët e Kosovës por edhe ata që jetojnë jashtë vendit zgjodhën me votë emrat që do të jenë pjesë e parlamentit të ri. Në zgjedhjet në Kosovë garuan 28 subjekte politike për 120 vende në parlament. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kishin 1.794.862 qytetarë. Pjesëmarrja në votime ishte 46.90 %, më shumë se në vitin 2019.

Zgjedhjet e Kosovës spikatën kësaj here pasi partitë politike garuan me emra konkretë për postin e kryeministrit, i cili zgjidhet më pas nga Kuvendi. VV kishte Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, i cili nuk u lejua të garonte nga KQZ-ja për shkak të problemeve me ligjin. LDK garoi me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe PDK me Enver Hoxhajn. Synimet janë të forta edhe për postin e presidentit.

Vjosa Osmani është emri i Vetëvendosjes, ndërsa edhe Ramush Haradinaj ka të njëjtën dëshirë për tu emëruar president. Presidenti i ri do të zgjidhet nga parlamenti dhe për zgjedhjen e presidentit në Kosovë duhen 2/3 e deputetëve në sallë dhe zgjedhja mund të arrihet në tri raunde, që në rast se dështojnë atëherë vendi kalon menjëherë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Edhe në rast se presidenti zgjidhet, VV-së i duhen 61 mandate për të krijuar qeverinë e re dhe e ka të nevojshme një parti tjetër në koalicion.

(K.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 4 Mars 2021, 08:11

Vjena nuk do të mbështetet te BE për vaksinat

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz nuk dëshiron të mbështetet vetëm te BE për vaksinat e Covid-19 të brezit të ri, të cilat mbrojnë edhe nga mutantët e rinj të...