Bota

Fitore historike, Vjosa Osmani personi më i votuar ndonjëherë në Kosovë, ka marrë mbi 300 mijë vota

4 Mars 2021, 11:02 Nga DOSJA
Fitore historike, Vjosa Osmani personi më i votuar ndonjëherë

KOSOVË– Drejtuesja e iniciativës “Guxo” dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, është  zyrtarisht kanditatja më e votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë që prej kur ato organizohen me lista të hapura.

Osmani e cila mban pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentes, në zgjedhjet e 14 Shkurtit ka marrë besimin e gjithsejt 300,788 kosovarëve të cilët kanë zgjedhur numrin dy në listën e partisë që drejton Albin Kurti.

Megjithatë në kohën kur mbaheshin zgjedhjet me lista të mbyllura e ku votat që merrte partia i shkonin drejtpërdrejt liderit të partisë, rekordin e njeriut më të votuar në Kosovë e mban ish-presidenti dhe themeluesi i LDK’së, Ibrahim Rugova.

Në vitin 2001, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte marrë 359 mijë e 851 vota apo 45.65 % që ishte përkthyer në 47 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Atë kohë Rugova kishte lënë prapa Hashim Thaçin me Partinë Demokratike të Kosovës që kishte marrë 202 mijë e 622 vota dhe Ramush Haradinajn që me AAK-në kishte marrë afro 62 mijë vota.

Një rekord të tillë votash Osmani e ka marrë pas përplasjeve që ka pasur me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, dhe pas vendimit që përfundimisht t’i ndajë rrugët me partinë ku kishte nisur karrierën e saj politike. Si kandidate e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, kishte humbur zgjedhjet e 6 Tetorit përballë kandidatit të VV-së, Albin Kurti.

Pavarësisht një rezultati të tillë dhe rivalitetit, të dy partitë pas disa muajsh negociata kishin arritur pajtueshmëri të qeverisin bashkë edhe falë insistimit të Vjosa Osmanit. Problemet dhe mospajtimet brenda qeverisë kishin bërë që Kurti të mos qëndronte gjatë në pushtet. LDK kishte vendosur që ta rrëzonte liderin e VV-së nga pushteti pavarësisht se brenda partisë kishte mospajtime për një gjë të tillë.

Ky ishte një prej vendimeve të LDK-së që Vjosa Osmanin e vendosi përfundimisht në anën tjetër, krah Albin Kurtit. Osmani pas ndarjes nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka krijuar listën e saj “Guxo” me të cilën ka garuar edhe në zgjedhjet e 14 Shkurtit si pjesë e listës së Vetëvendosjes.

(d.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora vjosa osmani zgjedhjet ne kosove vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 4 Mars 2021, 08:11

Vjena nuk do të mbështetet te BE për vaksinat

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz nuk dëshiron të mbështetet vetëm te BE për vaksinat e Covid-19 të brezit të ri, të cilat mbrojnë edhe nga mutantët e rinj të...