Bota

‘Gjithçka ështe mirë me mua’, Navalny dërgon mesazhin e parë nga qelia ku po vuan dënimin

4 Mars 2021, 09:45 Nga DOSJA
‘Gjithçka ështe mirë me mua’, Navalny dërgon

RUSI– Ish-lideri i opozitës ruse, Alexey Navalny ka derguar një mesazh në rrjetet sociale nga qelia ku po vuan aktualisht dënimin e tij.

Sipas MoscowToday, në një mesazh të publikuar në Twitter ai ka treguar se po qëndron në burgun e Kolguchino në veri-lindje tĕ Moskës, dhe pohon se ndjehet mirë.

‘Gjithçka është në rregull me mua, i vetmi argëtim êshtë guzhina, ku unë dhe shokĕt e qelisë duhet të thajmë bukën sepse s’mund tĕ shkojmë në dyqan‘- shkroi ai.

Navalny është arrestuar në Moskë në janar, menjëherë pasi është kthyer nga Gjermania, ku është shëruar nga helmimi me agjent nervor.

Ai është helmuar në muajin gusht, në një fluturim drejt Siberisë, ndërsa laboratorët perëndimorë kanë treguar se agjenti i përdorur në sulm ka qenë Noviçok.

(D.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexey navalny alexey navalny

Sondazh

Poll

Bota 4 Mars 2021, 08:11

Vjena nuk do të mbështetet te BE për vaksinat

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz nuk dëshiron të mbështetet vetëm te BE për vaksinat e Covid-19 të brezit të ri, të cilat mbrojnë edhe nga mutantët e rinj të...

Bota 3 Mars 2021, 21:01

Ambasada në Izrael mbetet në duart e Kurtit

KOSOVË- Për rëndësinë e njohjes së Kosovës nga Izraeli dhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, është shprehur qartë Albin Kurti,...