Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ Publikohet lista me 15 kandidatët e LDK-së

4 Mars 2021, 09:52 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ Publikohet lista me 15 kandidatët e

KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e sotme do të publikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhje. Ndërkohë, sipas Gazeta Express, ende pa u shpallur rezultati janë publikuar listat me emrat e kandidatëve që kanë siguruar ulëse në Kuvend.

Mësohet se lista e LDK-së, përbëhet nga: Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami, Agim Veliu, Behgjet Pacolli, Arben Gashi, Besian Mustafa, Driton Selmanaj, Marigona Geci, Vlora Dumoshi, Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe Rrezarta Krasniqi.

Rezultati përfundimtar për zgjedhjet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të shpallet sot në orën 11:00. Sakaq, në bazë te rezultateve përfundimtare zgjedhjet i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa e dyta në radhë nga rezultati ështe Partia Demokratike e Kosovës, më pas Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në bazë të votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosja, ka marrë 58 mandate në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, 19 mandate. Ndërsa, PDK-ja dhe LDK-ja 15 mandate, Lista Serbe 10 mandate, Komunitetet joserbe 10 mandate dhe AAK-ja 8 mandate.

(K.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 4 Mars 2021, 08:11

Vjena nuk do të mbështetet te BE për vaksinat

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz nuk dëshiron të mbështetet vetëm te BE për vaksinat e Covid-19 të brezit të ri, të cilat mbrojnë edhe nga mutantët e rinj të...