Aktualitet

“Më jep një birrë”/ Arrestohen 2 shqiptarë në Itali, si i zbuloi policia dy trafikantët e kokainës (KODI që

3 Mars 2021, 18:39 Nga DOSJA
“Më jep një birrë”/ Arrestohen 2 shqiptarë

ITALI- Dy shqiptarë, përkatësisht të moshës 37 dhe 29 vjeç si dhe një 54-vjeçar italian, janë arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi u zbulua se të tre merreshin me trafikim droge.

Mediat italiane, bëjnë me dije se tre personat, ishin në përgjim nga policia prej muajsh të tërë, ndërkohë që sot u bë dhe arrestimi i tyre falë një operacioni. 

Sipas mediave, dorëzimi i drogës tek të tjerët bëhej përmes kodit, “Më jep një birrë”, që nënkuptonte një gram kokainë.

Gjatë kontrolleve në banesë, atij iu gjet nga policia gjysmë kile kokainë. Si kryetar i grupit, është konsideruar 37-vjeçari me origjinë shqiptare. Ky i fundit, dyshohet se udhëzonte dy personat e tjerë për shpërndarjen e kokainës. Ai mendohet se vetëm sa bënte lidhjet, ndërsa vetë, nuk është takuar kurrë me klientët.

Kur policia ka shkuar për ta arrestuar, ai ka mohuar se është përfshirë në ngjarje, duke shtuar se nuk i njihte dy personat me të cilët pretendohet se ka punuar. Raportohet se 37-vjeçari është arrestuar nga policia, ndërsa dy partnerët e tij, janë vendosur në arrest shtëpiak.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 shqiptar ne itali arrestohen 2 shqiptar ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2021, 15:59

VLORË– Dosja.al ka zbardhur pistat ku janë përqëndruar grupi hetimor për ekzekutimin mafioz të Taulant Beqirajt, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në Vlor...