Djali i një ish-punonjësi të policisë dhe me të shkuar kriminale, kush është 31-vjeçari me tre mbiemra që u ekzekutua n
3 Mars 2021, 14:27Nga DOSJA
VLORË– Taulant Beqiraj (Gjikaj, Manaj) është viktima me tre mbiemra e atentatit të sotëm të ndodhur në Vlorë. Taulant Beqiraj ishte djali i një ish-punonjësi të policisë dhe ishte me të shkuar kriminale. I riu lëvizte me armë me vete ne qytet si dhe konsiderohej shumë i rrezikshëm.
E SHKUARA:
I rrezikshmi i Vlorës, Taulant Manaj (Beqiri) ishte arrestuar nga policia për ngjarjen e datës 27 shkurt në Vlorë, pas një konflikti mes dy grupeve, ku kishte mbetur i plagosur vetë ai. Pas ngjarjes dhe arrestimit, policia vendosi masën e sigurisë arrest në shtëpi për të, por edhe pse në këtë masë sigurie Manaj u kap në flagrancë nga policia teksa lëvizte me një automjet me armë brenda tij.
Në gusht të vitit 2018, Manaj (Beqiri) u lirua nga gjykata e faktit dhe gjyqtarja Herla Çela, e cila konfirmoi se ishte njohur vetëm me rastin e fundit, ndërsa në dosje nuk kishte asnjë informacion se Taulant Manaj ishte person i përfshirë edhe në ngjarjen e datës 27 shkurtit.
Çështja shkaktoi shumë tensione, saqë për lirimin e Beqirajt nga paraburgimi Ministria e Brendshme kërkoi edhe shkarkimin e gjyqtares. Rastin e denoncoi edhe Ministria e Drejtësisë dhe KLD, ndërsa gjyqtarja ngulte këmbë tek mungesa provave.
Pas lirimit, ishte Gjykata e Apelit të Vlorës ajo që vendosi ta rikthejë në burg të riun nga Vlota, por kur policët shkuan në banesën e tij për të bërë shoqërimin, Manaj ishte arratisur.
VLORË– Policia e Vlorës shoqëroi në komisariat, Hansi Jonuzaj, si autor i dyshuar i vrasjes së Taulant Gjikës. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në q...
VLORË– Policia e Vlorës ka dhënë njoftimin zyrtar për vrasjen që ndodhi pak minuta më parë në Vlorë. Bëhet e ditur se Taulant Gjikaj ka ndërruar jetë në sp...
VLORË– Taulant Gjikaj është 31-vjeçari që u vra pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, në afërsi të Gjykatës së Apelit, ndërsa burime bëjnë me dije...
VLORË-Autori i cili qëlloi me kallashnikov Taulant Gjikajn në Vlorë është arrestuar nga policia. Kanë qënë dëshmitarët ata që kanë bërë të mundur identifik...
VLORË– Taulant Gjikaj është ekzekutuar pak minuta më parë në rrugën Transballkanike në Vlorë. Dosja.al mëson se kanë qënë katër persona, ata që kanë qëllua...
VLORË– Taulant Gjikaj alias Taulant Beqiraj alias Taulant Manaj, 31 vjeç, me precedentë penalë dhe djali i një ish-punonjësi policie u ekzekutua mes...
LEZHË– Një qytetar në Lezhë është lidhur në shtyllën e dritave para bashkisë së Lezhës, pas problemeve me pronësinë e pronave të tij.Ish- pronari Huanito M...