Aktualitet

Vrasja në Vlorë, policia jep njoftimin zyrtar: 31-vjeçari ndërroi jetë në spital, janë ngritur pika kontrolli në hyrje d

3 Mars 2021, 14:04 Nga DOSJA
Vrasja në Vlorë, policia jep njoftimin zyrtar: 31-vjeçari

VLORË– Policia e Vlorës ka dhënë njoftimin zyrtar për vrasjen që ndodhi pak minuta më parë në Vlorë. Bëhet e ditur se Taulant Gjikaj ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës, si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë policia shkruan se ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit.

NJOFTIMI:

Më datë 03.03.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi T.Gj., 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Ekzekutohet Taulant Gjikaj në Vlorë! Qëllohet me breshëri armësh nga makina me xhama të zinj, ndërron jetë në spital, dëshmitarët identifikojnë autorin, arrestohet në hyrje të pyllit

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vrasja ne vlore vritet taulant gjikaj vrasja ne vlore vritet taulant gjikaj

Sondazh

Poll