Aktualitet

15 mijë e 27 vaksinime/ Rëndohet bilanci i Covid-19 në vend, shënohen 19 viktima dhe 892 raste të reja, 650 pacientë po tr

2 Mars 2021, 17:00 Nga DOSJA
15 mijë e 27 vaksinime/ Rëndohet bilanci i Covid-19 në vend,

SHQIPËRI– 1 mijë e 835 viktima, 35mijë e 815 të sëmurë aktivë dhe 71 mijë e 173 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-29 në Shqipëri, pothuajse një vit pas nisjes së pandemisë. Në bilancin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 19 qytetarë të tjerë, e kanë humbur betejën me COVID19. Konkretisht, 10 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Mati, të moshave 48-87 vjeç nuk ia kanë dalë dot mbanë dhe kanë ndërruar jetë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3369 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 892 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 374 raste në Tiranë, 55 në Fier, 47 në Vlorë, 45 në Durrës, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Krujë, Berat, nga 25 raste në Kavajë, Lushnje, Kuçovë, 23 në Librazhd, 22 në Gjirokastër, 17 në Mallakastër, 15 në Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Mirditë, 10 në Përmet, nga 9 raste në Sarandë, Shijak, nga 8 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, nga 7 raste në Kamëz, Tepelenë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Devoll, Has, Malësi e Madhe, Peqin, 3 në Vorë, nga 2 raste në Pogradec, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Pukë, Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Bulqizë, Memaliaj, Maliq, Dropull, Këlcyrë, Libohovë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 650 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 760 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 71,173 që nga fillimi i epidemisë. Gjatë ditës së sotme janë kryer 732 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 15,027 vaksinime.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 10 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Mati, të moshave 48-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (2 Mars 2021)
Raste të reja ditore 892
Të shëruar në 24 orë 760
Të shtruar në spitale 650
Humbje jete në 24 orë 19
Testime ditore 3369

Testime totale 472,868
Raste pozitive 108,823
Raste të shëruara 71,173
Raste Aktive 35,815
Humbje jete 1,835

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23123
Fier 2657
Vlorë 1789
Durrës 1651
Shkodër 1357
Gjirokastër 1140
Elbasan 917
Korçë 865
Berat 840
Lezhë 790
Dibër 347
Kukës 339

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Mars 2021, 16:57

KORÇË– Igli Qani, 30 vjeç, një person me precedentë penalë është është dhunuar dhe më pas është plagosur me armë zjarri pasditen e sotm...