Aktualitet

Nuk i shpëtojnë gjobës 755 qytetarë! U ndëshkuan pasi lëviznin pa maska, 9 persona të tjerë konstatohen duke dalë nga b

2 Mars 2021, 14:18 Nga DOSJA
Nuk i shpëtojnë gjobës 755 qytetarë! U ndëshkuan pasi

TIRANË– Policia e Tiranës ka ndëshkuar me gjobë 755 qytetarë të cilët janë konstatuar duke lëvizur në rrugë dhe ambiente të hapura pa maska. Po ashtu policia ka ndëshkuar dhe 9 persona të tjerë të cilët po qarkullonin pas orës së vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, pas orës 20:00/

NJOFTIMI:

Nuk zbatuan masat anticovid, ndëshkohen me masë administrative 866 shtetas.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 755 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 101 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për pronarin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 9 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobat për maskat gjobat për maskat

Sondazh

Poll