Aktualitet

2 Mars 2021, 16:57 Nga DOSJA

KORÇË– Igli Qani, 30 vjeç, një person me precedentë penalë është është dhunuar dhe më pas është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme. 

Dosja.al ka mësuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit të Korçës, pranë maternitetit të vjetër. Fillimisht, 30-vjeçari Qani është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët më pas e kanë ndjekur dhe e kanë qëlluar me armë zjarri duke e lënë të plagosur në këmbë.

I plagosuri është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shkaku i këtij konflikti që la të plagosur Igli Qanin ende nuk dihet konkretisht, por paraprakisht raportohet se gjithçka ka nisur për motive banale.

Igli Qani, rezulton të jetë një person me precedentë penalë. Ai është arrestuar në muajin gusht të vitit 2019, pasi qarkullonte me armë zjarri në brez. Në më pak se tre ditë i riu u lirua, por nuk harroi të përshëndeste ‘drejtësinë’ teksa në rrjetet sociale postoi një foto me gishtin e mesit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet igli qani plagoset 45 vjecari ne korce plagoset igli qani plagosje ne korce igli qani plagoset 45 vjecari ne korce plagoset igli qani plagosje ne korce

Sondazh

Poll