Aktualitet

Ishin shpallur në kërkim për goditje me sende të forta dhe moskallëzimi krimi, bien në pranga dy persona, arrestohet edhe

2 Mars 2021, 12:36 Nga DOSJA
Ishin shpallur në kërkim për goditje me sende të forta dhe

TIRANË– Dy persona të shpallur në kërkim kanë rënë në pranga ditën e sotme.

Policia bën me dije se është arrestuar një 19-vjeçar, pasi në bashkëpunim me një tjetërm, goditi me sende të forta një person.

Po ashtu, ra në pranga K. M., 21 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale ”Moskallëzim krimi”. Edhe një drejtues mjeti 31-vjeçar u arrestua pasi ka aksidentuar një person.

Njoftimi i plotë:

Në pranga dhe 1 drejtues mjeti.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim R. L., 19 vjeç, pasi më datë 28.02.2021, në bashkëpunim me shtetasin R. H., ka goditur me sende të forta shtetasin A. Zh. Punohet për kapjen e shtetasit R. H.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin të Policisë Vorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. M., 21 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale ”Moskallëzim krimi”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 31 vjeç, pasi ka aksidentuar mjetin motor me drejtues shtetasin R. C. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll