Aktualitet

Klani i Gjykatës së Krujës, Apeli lë në burg gjyqtaren Enkelejda Hoxha, avokatin Aldo Tabaku dhe shtatë të tjerët, liron

2 Mars 2021, 10:37 Nga DOSJA
Klani i Gjykatës së Krujës, Apeli lë në burg gjyqtaren

TIRANË– Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë sot masat për nëntë të arrestuarit, pjesë e dosjes së Krujës, të cilët u arrestuan paraditen e 11 shkurtit, brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Krujës. Dosja.al ka mësuar se Apeli i GJKKO-së ka vendosur të lërë në burg gjyqtaren Enkelejda Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, sekretaren e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi dhe gjashtë të arrestuarit e tjerë, si pjesë e kësaj dosjeje.

Ndërsa për kardio-kirurgun Edvin Prifti, Apeli ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”, duke lënë në fuqi edhe pezullimin e tij nga puna. Nertina Kosova dhe Dhimitër Lara dhe Sokol Binaj ishin tre gjyqtarët të cilët shqyrtuan në gjykatën e Apelit kërkesën për liri të koleges së tyre të arrestuar dhe në seancën me dyer të mbyllura vendosën ta linin atë në burg, bashkë me tetë të akuzuarit si bashkëpunëtorët e saj. Hoxha, përmes avokatit të saj, ka këmbëngulur që të ketë një masë më të lehtë sigurie, por Gjykata nuk i ka pranuar argumentet e saj.

Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko-ligjor, Sajmir Petani, i dënuari për vrasje që do të lirohej nga gjyqtarja Hoxha, Bledar Petani, vëllai i të dënuarit, si dhe Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj e Isuf Tanuzi, janë lënë në burg.

Enkelejda Hoxha u vu në pranga paraditen e 11 shkurtit bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh. Pikërisht më 11 shkurt, Hoxha, me skemën e përgatitur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj, do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi nga përgjimet rezultoi se kishte marrë ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës, Manuela Mallkuçi, por sot ai u la i lirë.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edvin prifti enkelejda hoxha edvin prifti enkelejda hoxha

Sondazh

Poll