Iu gjetën mbi 500 mln lekë cash dhe akuzohej për korrupsion, Apeli i GJKKO-së liron mjekun Edvin Prifti, lihet në fuqi pezu
2 Mars 2021, 15:04Nga DOSJA
TIRANË– Kardio-kirurgu Edvin Prifti është liruar nga qelia, pak më shumë se dy javë pas arrestimit të tij të bujshëm. Dosja.alka mësuar se Apeli i GjKKO-së ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje” për Priftin, duke lënë në fuqi edhe atë të pezullimit nga detyra. Mjeku Edvin Prifti u la në burg më 13 shkurt, pasi Prokuroria e akuzoi për korrupsion dhe pastrim parash.
Emri i tij doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, në kuadër të një operacioni që vuri në pranga 9 persona, mes tyre edhe gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Në përgjime rezultoi se mjeku Prifti mori ryshfet nga sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën e sëmurë nga zemra.
Kontrollet në banesën e mjekut zbuluan se ai kishte 250 mijë euro cash dhe 160 milionë lekë të vjetra. 50 mijë euro të tjera dhe 3 mln lekë iu gjetën në zyrë, para për të cilat avokatët pretenduan se ishin në çantën e Priftit, gati për t’i dërguar në bankë.
Mjekut në banesë i është gjetur një bllok, ku shkruante emrat e pacientëve dhe paratë që kishte marrë prej tyre. Në këtë bllok varionin shuma të shënuara që shkonin nga 1 mijë deri në 10 mijë, por nuk dihet ende nëse bëhej fjalë për lekë apo euro. Hetuesit sekuestruan edhe kartelat mjekësore për të nisur verifikimet, por sot mjeku u la i lirë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Policia e Tiranës ka ndëshkuar me gjobë 755 qytetarë të cilët janë konstatuar duke lëvizur në rrugë dhe ambiente të hapura pa maska. Po ashtu polic...
TIRANË– Mjeku i njohur Skënder Brataj ka reaguar pas deklaratave që iu kanë bërë pas intervistës që dha mbrëmjen e djeshme aty ku u shfaq entuziast për rën...
TIRANË-Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka cilësuar si koalicionin opozitar bashkues të shqiptarëve dhe që do të udhëheqë d...
LEZHE– 577 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës ka bërë bashkë kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Zia...
DELVINË– Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në Delvinë në zonën mes fshatrave Lefterohor e Kakodhiq, ku është djegur një sipërfaqe e madhe me ullin...
TIRANE- Shkrimtarja Mira Meksi është vaksinuar kundër COVID19. Pas apelit të fortë që u ngrit në media dhe rrjetet sociale, Meksi njofton se falë solidaritetit,...
KAMËZ– Një i pirë dhe një tjetër esëll përfunduan në policinë e Kamzës, pasi u rrahën paq me njëri-tjetrin për paratë e rakisë. Së bashku me ta edhe ...
SHKODËR– Procesi i vaksinimit ka nisur dhe në Shkodër, mirëpo qytetarët kanë hasur probleme. Për Dosja.al të moshuarit janë shprehur se i kanë gënjyer dhe ...
TIRANË– Një makinë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë. Policia bën të ditur se mjeti ka marrë flakë si ...