Aktualitet

Aksident në rrugën e Kavajës, automjeti përplas motorrin, plagoset 21-vjeçari, niset me urgjencë drejt spitalit

2 Mars 2021, 16:03 Nga DOSJA
Aksident në rrugën e Kavajës, automjeti përplas motorrin,

TIRANË- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme, në rrugën e Kavajës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Policia bën me dije se automjeti që drejtohej nga S. M, ka përplasur një motorr me drejtues, 21-vjeçarin R.C, ku si pasojë, ky i fundit është plagosur. 21-vjeçari është nisur me urgjencë drejt spitalit, ndërkohë që policia po merret me hetimin e ngjarjes. 

Ndërkohë, në një video të siguruar nga ‘JOQ’, shihet se i plagosuri është shtrirë në tokë ndërkohë që përrteh tij janë mbledhur kalimtarë, të cilët përpiqen që ta ndihmojnë. 


NJOFTIMI I PLOTË: 

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 02.03.2021, rreth orës 16:05, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtuese shtetasen S. M., ka aksidentuar një mjet motorr me drejtues R. Ç., 21 vjeç. Si pasojë është demtuar drejtuesi i motorrit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në kavajë aksident në kavajë

Sondazh

Poll