Aktualitet

LAJM I MIRË/ Vaksinohet Mira Meksi, shkrimtarja: Ma keni prekur shpirtin, ju jam përjetësisht mirënjohëse falenderoj Ramën

2 Mars 2021, 11:20 Nga DOSJA
LAJM I MIRË/ Vaksinohet Mira Meksi, shkrimtarja: Ma keni prekur shpirtin,

TIRANE- Shkrimtarja Mira Meksi është vaksinuar kundër COVID19. Pas apelit të fortë që u ngrit në media dhe rrjetet sociale, Meksi njofton se falë solidaritetit, kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu i mundësuan trajtimin e sëmundjes.

POSTIMI I PLOTE:

Miqte e mi, dashamires, jeni aq shume sa nuk jua permend dot emrin. Por zemra ime ju njeh te gjitheve. Me keni prekur shpirtin me solidaritetin tuaj, me keni dhene force dhe energji per ta perballuar semundjen. Ju jam perjetesisht mirenjohes. Ju uroj se pari shendet dhe force njerezore ne keto kohera te zeza! Ka drite ne fund te tunelit!Falenderoj nga zemra Kryeministrin Rama dhe Ministren Manasterliu qe me mundesuan vijimin e trajtimit te metejshem te semundjes! Zoti me ne te gjithe!

Shkrimtarja Mira Meksi vuan nga një sëmundje e rëndë dhe duhet të shkojë për kurim jashtë vendit. Rreziku që i vjen nga pandemia e COVID19 preku mijëra shqiptarë që u solidarizuan në rrjetet sociale dhe kërkuan nga qeveria që Meksi të përfshihej në grupin e personaliteteve që marrin vaksinën kundër COVID19. Fatmirësisht kjo thirrje u dëgjua në kohë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mira meksi vaksinohet mira meksi mira meksi vaksinohet mira meksi

Sondazh

Poll