“Pse i prish lekët e mia me alkool?”, vëllezërit nga Kamza rrihen me grushte dhe pësojnë fraktura, përfundojnë në po
2 Mars 2021, 10:54Nga DOSJA
KAMËZ– Një i pirë dhe një tjetër esëll përfunduan në policinë e Kamzës, pasi u rrahën paq me njëri-tjetrin për paratë e rakisë. Së bashku me ta edhe personi që tentoi t’i ndante dhe të shuante sherrin. Befasues më pas ishte qëndrimi i secilit dhe aq më tepër fakti që dy grindavecët nuk ishin klientë të panjohur dhe as të persona të rastit, por vëllezër.
Në përfundim, mjekët ligjorë kanë përcaktuar se shenjat e dhunës në trupin e të dehurit ishin fraktura të rënda, duke i bindur policët se vëllai esëll duhej arrestuar.
“Unë doja të shikoja ku i prish lekët im vëlla dhe me kë i pi raki. Por kur zbrita nga makina dhe dëgjova përgjigjen e tij, e humba qetësinë dhe e godita direkt e në fytyrë”, tha para agjentëve të policisë së Kamzës, Sh. C, i cili rrezikon t’i ngarkohet akuza e dhunës në familje.
Por i riu ka një alibi që i vendos policët në dilemë, duke qenë se sipas tij lekët që i vëllai harxhoi ishin të tijat, dhe i vëllai ia kishte vjedhur në banesë për të konsumuar alkool.
Hajdutërinë e kundërshton vëllai i rrahur J. C, 30 vjeç. Ai thotë në polici se sapo kishte dalë nga lokali ku kishte pirë me disa shokë kur dëgjoi zërin e të vëllait që po e shante.
“Mbasi më shau më gjuajti me grusht në fytyrë dhe ndërhyri shoku im që na ndau”, thotë nga ana tjetër i rrahuri.
Policia e pyet se cilat janë arsyet e konfliktit dhe të dy i lidhin me paratë.
“Para ca kohësh tim vëllai i humbën para në banesë dhe më akuzoi. I thashë hajde të bëjmë be si të duash, por nuk pranoi. Që atëherë çdo gjë që bëj, ai thotë ti po pi paratë e mia”. Sidoqoftë, 30-vjeçari këmbëngul se këtë çështje do ta zgjidhin sipas zakonit dhe se nuk është e nevojshme ndërhyrja e policisë.
“Im vëlla nuk kishte sende të forta në dorë, as gurë dhe asgjë tjetër. Më goditi me grushte. Kam dhimbje në pjesën e veshit dhe në buzë”, shton shtetasi J. C. pavarësisht përpjekjeve të tij për ta lehtësuar pozitën e të vëllait, ekspertiza saktësoi se vëllai nevrik i kishte shkaktuar dëmtime më të mëdha se sa ai pranonte në polici.
Pasi policia ka kryer kontroll në banesën e vëllait nevrik ku dhe nuk ka konstatuar asgjë të paligjshme është shtruar dhe e ka marrë sërish në pyetje. Në dëshminë e tij, sipas burimeve të gazetës Si ai tregon “dola me makinë për të parë ku i prish lekët im vëlla.
Së bashku me të ishte edhe shtetasi H. H. Dua të theksoj se kisha dyshime për vjedhjen e para 3 katër muajve që e ka kryer im vëlla së bashku me këtë person me të cilin shoqërohet.
Im vëlla më ngriti zërin dhe më pyeti pse po më ndjek pas. U ngritën tonet, dhe zbrita në tokë. I thashë shokut të tij mos të afrohej dhe e godita tim vëlla”, shton në deklaratë Sh. C. Burimet bëjnë me dije për gazetën Si se pas këqyrjes së shenjave të dhunës në trupin e J. C, që u konsideruan të shumta dhe gjithashtu është konsideruar nga ekspertët mjeko-ligjorë si një rrahje me dëmtime trupore, agjentët vendosën arrestimin e vëllait.
Marrë nga GazetaSi
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Procesi i vaksinimit ka nisur dhe në Shkodër, mirëpo qytetarët kanë hasur probleme. Për Dosja.al të moshuarit janë shprehur se i kanë gënjyer dhe ...
TIRANË– Një makinë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë. Policia bën të ditur se mjeti ka marrë flakë si ...
DURRËS– Ditën e sotme ka nisur procesi i vaksinimit kundër koronavirusit e në qytetin e Durrësit.Personat që do të vaksinohen do të paraqiten pranë pallati...
TIRANË– Në Shqipëri, muaji Shkurt shënoi të dhënat më negative të pandemisë që nga fillimi i saj në mars të vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare të për...
TIRANË– Një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, Elmir Tufa ka dhënë një intervistë për ngjarjen. Për emisionin ‘Uniko’, 29 ...
TIRANË– Gazetari i njohur Artan Hoxha ka vizituar ditën e djeshme skuadrën e futbollit të Dinamos. Gjatë vizitë së tij, ai është ndaluar dhe ka shkrepur di...
KUKËS– Një person është arrestuar ditën e sotme në Kukës pasi gjatë kohës që drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe është...