Aktualitet

577 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës sjell në qytet Albin Kurtin, Ziadin Selën e Nik Gjeloshajn/ Kreu i LVV-së mesazh për

2 Mars 2021, 11:43 Nga DOSJA
577 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës sjell në qytet Albin

LEZHE– 577 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës ka bërë bashkë kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela, deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe Kryetarin e Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj.


Dosja.al ka mësuar se politikanët më të rëndësishëm të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut kanë marshuar nëpër qytetin e Lezhës, ku kanë zhvilluar edhe një tubim. Kurti, Sela, Kamberi e Gjeloshaj kanë zhvilluar edhe homazhe pranë memorialit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë.

Ndërkohë, në Lezhë Kurti ka dhënë dhe një mesazh. Ai është shprehur se vendi duhet të ndjek historinë brez pas brezi dhe se populli shqiptar duhet të zgjedh përfaqësuesin e saj më të mirë dhe më të devotshëm. Po ashtu, ai ka thënë se kriza që ka mbuluar vendin duhet të zëvendësohet me çlirim, bashkim dhe përparim.


“Duhet të ndjekim pishtarin që është mbajtur përgjatë historisë nga brezi në brez në mënyre që populli shqiptarë kudo që është të faktorizohet të nxjerre përfaqësuesit e saj më të mirë e më të devotshëm dhe në ketë mënyre krizën e shumëfishte që ka pllakosur ta zëvendesojëm me çlirim me bashkim me zhvillim dhe përparim të gjithanshëm. Sot këtu tek flamuri kombëtare dhe tek beslidhja e Lezhës i përulemi me nderim dhe zotohemi për angazhim të përjetshëm heroit tonë kombëtarë Skenderbeut dhe të gjithë luftarëve shqiptarë në të gjitha epokat e kombit tonë,”-ka thënë Kurti. 

(F.g,k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albin kurti ne lezhe albin kurti ne lezhe

Sondazh

Poll