Politike

“Kush e bëri reformën në Drejtësi?”/ Rama i sulet gazetares që e pyet për listat e pastra: Gjuetia e shtrigave mbaroi

2 Mars 2021, 12:16 Nga DOSJA
“Kush e bëri reformën në Drejtësi?”/ Rama i

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk e ka pritur mirë pyetjen e gazetares Esiona Konomi në lidhje me pastërtinë e listave të kandidatëve për deputetë. Rama tha se kjo histori e stërzgjatur sipas tij, është e pranueshme për ndërkombëtarët, por jo nga të gjithë që sipas tij, hedhin baltë ndaj njëri-tjetrit.


PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Unë kam përshtypjen që kujtesa më funksionon saktë kur them që komunizmi ka vdekur në 1990 dhe gjuetia e shtrigave ka mbaruar në 1990. Në Kuvend kam parë gra shumë të zonjat me të gjitha atributet për të qenë lartësisht të respektuara. Interesi ynë është ti japim shqiptarëve më të mirën. Ca janë këto pyetje është bërë banale e gjithë kjo histori. E kuptoj që miqtë dhe partnerët tanë ta kërkojnë, por procesi është i garantuar dhe ne s’duhet të bëhemi pre e gjithë kësaj baltovine ku zhysim përditë njëri tjetrin, sepse kanë kaluar në plan të dytë, të tretë, ata që janë njerëzit që bëjnë ligjet brenda Kuvendit të Shqipërisë, janë njerëz që punojnë. Kush e bëri Reformën në Drejtësi, kriminelët? Kush i ka bërë të gjitha reformat, kriminelët? Ca dmth kjo? Është realisht e tepërt, s’kam fjalë për këtë.

Lajmi kryesor: Konferenca e fundit/ Rama: Ilir Meta do të shkatërrojë Reformën në Drejtësi, Lulin e kanë lidhur me zinxhir, pakti PD-LSI, pjesë e planit! Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit, Brukseli, i kënaqur me ne

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama konference per gazetaret 2 mars 2021 edi rama edi rama konference per gazetaret 2 mars 2021

Sondazh

Poll

Politike 2 Mars 2021, 12:04

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka mohuar që komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ti ketë shprehur shqetësim në lidhje me investimin për Portin e Durrësit....