Bota

Gjermani ka në plan të zgjasë masat izoluese anti-COVID, vendimi pritet të merret ditën e nesërme

2 Mars 2021, 13:04 Nga DOSJA
Gjermani ka në plan të zgjasë masat izoluese anti-COVID, vendimi

GJERMANI-Gjermania ka në plan të zgjasë bllokimin kundër Covid-19, deri në 28 mars, ndërkohë që disa kufizime do të lehtësohen duke filluar nga 8 marsi.

Sipas TheGuardian, kancelaraja gjermane, Angela Merkel do të diskutojë opsionet e bllokimit me krerët e shteteve nesër, pasi rastet e Covdi-19 në Gjermani arritën më shumë se 2.4 milion.

Sakaq, para mbledhjes, disa udhëheqës shtetërorë po bëjnë thirrje për një rihapje më të madhe të ekonomisë, duke justifikuar se njerëzit janë të lodhur nga Covid-19, ose që nuk mund të presim deri për Pashkët. Nga ana tjetër mjekët kanë paralajmëruar një një valë të tretë të afërt të pandemisë.

Që prej fillimit të pandemisë në Gjermani janë shënuar 2,455,569 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 70,924 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ne gjeramani gjermani koronavirusi ne gjeramani covid-19 ne gjeramani gjermani koronavirusi ne gjeramani

Sondazh

Poll