Bota

Takimi i Lajçakut me Kurtin, LVV-ja jep më shumë detaje: Kryetari e sigurojë që dialogu do të vazhdojë, por i mbështetur

2 Mars 2021, 11:50 Nga DOSJA
Takimi i Lajçakut me Kurtin, LVV-ja jep më shumë detaje:

KOSOVË-I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ditën e djeshme është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti.

Ndërkohë, ditën e sotme me anë të një postimi në Facebook, në faqen zyrtare të LVV-së janë dhënë më shumë detaje në lidhje me takimin. Në postim shkruhet se Kurti me Lajçakun kanë diskutuar për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe për krijimin e qeverisë së Kosovës, ku i dërguari i BE-së i ka dhënë mbështetjen e tij.

Po ashtu kanë folur dhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku Kurti i ka bërë të qartë Lajçakut, se ai është një proces i rëndësishëm dhe se nuk do të neglizhohet, por duhet të zhvillohet në disa parime.

Sipas Kurtit ai duhet të jetë i bazuar në parime e vlera, jo në interesa momentale. Së dyti, të ketë karakter trans-atlantik në kuptim të bashkërendimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe të integrimeve perëndimore për të dy palët. Së treti, të jetë demokratik e transparent, në shërbim të qytetarëve dhe jo të qeverive aktuale apo politikanëve.

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kryeministri në ardhje, Albin Kurti, priti mbrëmë në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera të Ballkanit Perëndimor, z. Miroslav Lajčák në kuadër të vizitës disa ditore të këtij të fundit në Republikën e Kosovës. Kryetari Kurti pranoi urimet e z. Lajčák për rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit, teksa e falenderoi atë për vizitën në Kosovë. Në fillim të takimit ata folën për zgjedhjet e fundit, mbarëvajtjen e tyre dhe çka nënkuptojnë ato për vendin dhe qytetarët, si dhe për domodoshmërinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja. Kryeministri në ardhje Kurti e njoftoi z. Lajčák për prioritet e Qeverisë së tij e të cilat burojnë nga nevojat sa evidente aq edhe të shprehura hapur nga qytetarët e Kosovës. Në lidhje me dialogun me Serbinë, z. Kurti tha se ai është një proces i rëndësishëm që nuk do të neglizhohet. Porse duke qenë i tillë ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me një qasje të re. Duhet të jetë transformues duke qenë i bazuar në parime e vlera, për dallim nga ai transaksional i bazuar në interesa momentale. Së dyti, të ketë karakter trans-atlantik në kuptim të bashkërendimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe të integrimeve perëndimore për të dy palët. Së treti, të jetë demokratik e transparent, në shërbim të popujve e qytetarëve dhe jo të qeverive aktuale apo politikanëve të veçantë. Në fund, të dy u dakorduan të mbeten në kontakt të rregullt dhe të vazhdojnë bashkëpunimin pas formimit të qeverisë së re,”-shkruhet në njoftimin e LVV-së.

Postimi i plotë:

Lajmi kryesor:Dita e dytë e vizitës së Lajçakut në Kosovë/ Takohet me presidenten e Kosovës, Osmani: Nuk do të lejoj që të negociohet me kufijtë. I dërguari i BE-së përcjell 4 mesazhe: Presim që bisedimet të vazhdojnë gjatë qeverisjes së re

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti lajcak vizite tre ditore ne kosove miroslav lajčák albin kurti lajcak vizite tre ditore ne kosove miroslav lajčák

Sondazh

Poll