Bota

‘Jam me fat që jam gjallë’, kujdestari i qenushëve të Lady Gaga flet pas sulmit që pësoi një javë më parë

2 Mars 2021, 12:55 Nga DOSJA
‘Jam me fat që jam gjallë’, kujdestari i qenushëve

SHBA– Gati një javë pasi u qëllua me një plumb gjatë shëtitjes që po bënte me 3 bulldogët e Lady Gagës, kujdestari i tyre, Rayn Fischer ka folur për herë të parë.

Fischer i cili ndodhet i shtruar në spital ka reaguar rreth sulmit që pësoi kur dy të panjohur tentuan të rrëmbenin tre bulldogët që ai kishte nxjerrë në një shëtitje.

Sipas BBC, ata arritën të merrnin dy bulldogë të Lady Gaga, Koji dhe Gustav. Një bulldog i tretë, Mis Azia, arriti të shpëtonte. Fischer tha se ajo ishte engjëlli i tij mbrojtës.

“4 ditë më parë, ndërsa një makinë u largua dhe gjaku derdhej nga plaga ime, një engjëll u zhyt dhe u shtri pranë meje. Britmat e mia në panik u qetësuan ndërsa shikoja Azian, edhe pse gjaku që grumbullohej përreth trupit të saj të vogël ishte i imi, “– shkroi ai.

Në një postim në Instagram ai nuk harroi të falenderonte dhe këngëtaren për mbështetjen e dhënë ndaj tij dhe familjes së tij.

 

 

A post shared by Saint Rocque (@saintrocque)

Dy bulldogët u dorëzuan në polici të Premten e kaluar nga një grua e cila mohoi të kishte lidhje me ngjarjen, policia ende nuk ka dhënë të dhëna mbi agresorët dhe sesi gruaja arriti të gjente dhe dorëzonte qenushët.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lady gaga ryan fischer lady gaga ryan fischer

Sondazh

Poll