Bota

Kryetari i PDK-së kërkesë Lajçakut: Kërko falje për hartën ku Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë!

2 Mars 2021, 11:16 Nga DOSJA
Kryetari i PDK-së kërkesë Lajçakut: Kërko falje

KOSOVË-Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Uran Ismaili, nënkryetarin Memli Krasniqi dhe anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu ka zhvilluar takim me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Me anë të një postimi në Facebook në faqen zyrtare të PDK-së, bëhet e ditur se Hoxhaj ka diskutuar për dialogun Prishtinë-Beograd dhe për çështjen e hartës në të cilën Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë.

Në lidhje me dialogun Hoxhaj e ka njoftuar Lajçakun se qëndrimi i PDK-së për çfarëdo lloj marrëveshje të mundshme me Serbinë, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendin.

Ndërsa, në lidhje me hartën Hoxhaj ka thënë se ai ka kërkuar nga Lajçaku që të kërkojë falje, pasi si ndërmjetësuese ai nuk duhet të mbaj qëndrim të njëanshëm dhe se duhet të njoh pavarësinë e Kosovës.

Nga ana tjerët i dërguari i Bashkimit Evropian, i ka prezantuar PDK-së planin e tij për vazhdimin e dialogut.

“Hoxhaj takon Lajçak: Ndërmjetësuesi të kërkoj falje lidhur me çështjen e hartës së Kosovës Prishtinë, 2 mars 2021 – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Uran Ismaili, nënkryetari Memli Krasniqi dhe anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu ka pritur në takim Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak. Në këtë takim, Hoxhaj e ka njoftuar për qëndrimin e PDK-së që çfarëdo marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit, të mos e cënojë tërësinë territoriale, intergritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Sipas Hoxhajt, rajoni mund ta tejkaloj këtë sfidë historike vetëm kur të dyja vendet e njohin njëra-tjetrën dhe Kosova siguron ulëse në OKB. Po ashtu, në takim, kryetari Hoxhaj ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me hartën e prezantuar nga Lajçak në njërën prej intervistave të tij ku nuk figuronte kufiri i Kosovës si vijë ndarëse me Serbinë. Hoxhaj ka kërkuar nga Lajçak një kërkimfalje për këtë çështje meqë ndërmjetësuesi i dialogut nuk duhet të ketë qëndrim të njëanshëm në këtë proces dhe ai duhet ta njoh realitetin e Kosovës së pavarur. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ka njoftuar krerët e PDK-së me planin e tij për rifillimin e shpejt të dialogut pas konstitutimit të institucioneve të reja në Kosovë,”-thuhet në njoftimin e PDK-së.

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, më 22 shkurt të këtij viti ka dhënë një intervistë për “European Western Balkans”, ku ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ndërkohë, në zyrë, prapa krahëve të tij është vënë re një hartë në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë. Këto pamje kanë nxitur reagime të shumta. Në lidhje më këtë  ka reaguar dhe Lajçak, ai ka thënë se harta është keqinterpretuar, pasi aty Kosova është e ndarë, reagimin e tij ai e ka paraqitur dhe me një foto të hartës. Ndërsa gjatë vizitës së tij në Kosovë ai ka thënë se ajo është një hartë e BE-së dhe një zyrtar nuk mund të përdorë një tjetër.

Lajmi kryesor:Dita e dytë e vizitës së Lajçakut në Kosovë/ Takohet me presidenten e Kosovës, Osmani: Nuk do të lejoj që të negociohet me kufijtë. I dërguari i BE-së përcjell 4 mesazhe: Presim që bisedimet të vazhdojnë gjatë qeverisjes së re

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora lajcak vizite tre ditore ne kosove lajcak vizite tre ditore ne kosove

Sondazh

Poll