Bota

Turqia liron masat, hapen shkollat dhe restorantet/ Reagojnë mjekët: Ka rritje të rasteve me infektime nga mutacionet, nuk mu

2 Mars 2021, 12:52 Nga DOSJA
Turqia liron masat, hapen shkollat dhe restorantet/ Reagojnë mjekët:

TURQI-Turqia ditën e sotme ka lehtësuar masat izoluese, duke rihapur restorantet dhe shkollat. Sipas TheGaurdian, pronarët e bareve dhe restoranteve kishin kërkuar prej kohësh hapjen e tyre pasi të ardhurat e këtij sektori kanë rënë me 65%. Po ashtu ata duan lehtësim nga borxhi në rritje, sigurimet shoqërore dhe pagesat e taksave.

“Ne po u shërbenim 4,000-5,000 njerëzve në javë. Tani ne po shërbejmë vetëm 500 njerëz. Unë nuk përfitova nga asnjë mbështetje,”-ka thënë pronari i restorantit Pideban me qendër në Stamboll, Yusuf Kaptanoglu përpara se të njoftoheshin masat lehtësuese. 

Ndërkohë, në të gjithë Turqinë, shkollat ​fillore, si dhe klasat e teta deri në të 12-at rifilluan arsimin e pjesshëm. Ky vendim ka shqetësuar mjekët, të cilët kanë reaguar duke thënë se rastet e infektimit me mutacionet e Covid-19 janë rritur dhe vendi nuk mund t’i kthehet normalitetit.

“Numri i rasteve të virusit mutant po rritet gjithnjë e më shumë. Ne nuk shohim kushte për t’u kthyer në një ‘normale’ të vjetër. Interesi politike dhe ekonomike nuk duhet të kenë përparësi mbi jetën njerëzore dhe shkencën,”-ka shkruar Shoqata e Mjekëve turq në Twitter.

Ditën e djeshme, presidenti Rexhep Tajip Erdogan hoqi bllokimet e fundjavës në qytete me rrezik të ulët dhe të mesëm dhe bllokimet e kufizuara deri të Dielën në ato që konsiderohen me rrezik më të lartë, me një plan që ai e ka quajtur një “normalizim të kontrolluar”.

Turqia, me një popullsi prej 83 milion, ka shpërndarë 8.96 milion vaksina në një fushatë që filloi në mes të janarit. Më shumë se 7 milion njerëz kanë marrë dozën e parë dhe 1.89 milion kanë marrë një të dytë.

Që prej fillimit të pandemisë në Turqi janë shënuar 2,711,479 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 28,638 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid 19 ne turqi koronavirusi ne turq turqi turqia liron masat covid 19 ne turqi koronavirusi ne turq turqi turqia liron masat

Sondazh

Poll