Bota

KQZ-ja nis numërimin e votave me postë, në total janë mbi 56 mijë fletëvotimi

2 Mars 2021, 12:24 Nga DOSJA
KQZ-ja nis numërimin e votave me postë, në total janë mbi 56

KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ditën e sotme ka nisur numri i votave më postë.

Sipas Gazeta Express, lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ndër të tjera ka thënë se ende nuk mund të përcaktohet se kur mund të mbarojë numri i votave. Gjithashtu, Elezi ka thënë se në total janë 56 mijë e 610 vota për t’u numëruar.

“Është e vështirë ta themi se sa ditë do të na duhet për numërimin e këtyre fletëvotimeve, sepse janë 56.610 zarfe me fletëvotime, janë 45 tavolina në të cilat do të numërohen këto vota”, ka thënë ai.

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera. Ndërkohë nga votat me kusht dhe të personave me aftësi ndryshe LVV-ja ka kryesuar, duke marrë 14 mijë e 939 vota nga 29 mijë e 490 që janë gjithsej.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora valmir elezi zgjedhjet ne kosove valmir elezi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll