Bota

Qytetarët italianë po tentojnë të marrin vaksinën ruse Sputnik V në San Marino

2 Mars 2021, 11:38 Nga DOSJA
Qytetarët italianë po tentojnë të marrin vaksinën ruse

ITALI– Italianët po tentojnë që të marrin vaksinën Sputnik në San Marino pasi vendi filloi administrimin e vaksinës ruse javën e kaluar.

San Marino, i cili ndodhet brenda Italisë qendrore, nënshkroi një marrëveshje me Rusinë pasi nuk mbërritën dozat që priste të merrte nga Italia përmes programit të prokurimit të BE-së. Enklava mori 7 500 dozat e para të vaksinës Sputnik të Premten, kur filloi fushatën e saj për të vaksinuar 35,000 banorët e saj.

Autoritetet kanë qenë të qartë se Sputnik nuk është në dispozicion për banorët italianë, përveç punëtorëve kryesorë që kalojnë kufirin, por kjo nuk i ka ndaluar shumë njerëz të përpiqen ta marrin një të tillë.

Për ditë me rradhë, San Marino ka marrë një “bum” thirrjesh nga italianët që jetojnë në rajonin fqinj Emilia-Romagna, si dhe ata në kantonin zviceran italian-folës Ticino, duke kërkuar vaksinën, sipas gazetës Il Messaggero.

Ndërkohë, Matteo Salvini, udhëheqësi i Lidhjes së ekstremit të djathtë dhe ish-kryeministri Silvio Berlusconi, i cili drejton Forza Italia, kanë kërkuar që Sputnik të miratohet në Itali.

Ashtu si me shtetet e tjera të BE-së, strategjia e vaksinimit të Italisë është ngadalësuar nga vonesat e vaksinave. Kryeministri i ri, Mario Draghi, pushoi të hënën drejtorin e menaxhimit të vaksinës Covid, Domenico Arcuri dhe e zëvendësoi me ekspertin e logjistikës së ushtrisë, Francesco Paolo Figluolo, në lëvizjen e tij të parë vendimtare për të përshpejtuar programin.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota “sputnik v” vaksinimi ne itali “sputnik v” vaksinimi ne itali

Sondazh

Poll