Bota

Përfundon numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të veçanta, fillon procesi për ato të diasporës, LVV-ja kry

2 Mars 2021, 10:57 Nga DOSJA
Përfundon numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi

KOSOVË-Procesi i numrit të votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të veçanta ka përfunduar. Sipas Gazeta Express, lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Vladimir Elezi, i cili ka thënë që tashmë ka filluar dhe procesi i numrit të votave të diasporës.

Ndërkohë, nga rezultati i dalë deri më tani Lëvizja Vetëvendosje ka kryesuar, duke marrë 14 mijë e 939 vota nga gjithsej 29 mijë 490. Sakaq, Elezi ka thënë se janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime të cilat do të numërohen në QNR.

“Numërimi i votave me kusht, i atyre me postë dhe përfundimi i disa procedurave tjera në QNR, shënojnë fazën përfundimtare para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 shkurt. Po punojmë maksimalisht që të përmbyllim procesin e numërimit edhe të këtyre fletëvotimeve”, ka thënë ai.

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera. Ndërkohë nga votat me kusht dhe të personave me aftësi ndryshe LVV-ja ka kryesuar, duke marrë 14 mijë e 939 vota nga 29 mijë e 490 që janë gjithsej.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll