Politike

Rama: Shërbimet online i kanë kursyer qytetarëve 4 milionë euro, janë shkurtuar 472 jetë nga pritja në radha

2 Mars 2021, 11:10 Nga DOSJA
Rama: Shërbimet online i kanë kursyer qytetarëve 4 milionë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nisi konferencën e fundit për mandatin e dytë duke thënë se përgjatë këtij cikli kanë lënë pas një arritje të madhe, duke iu referuar kështu programit ‘E-Albania’. Rama u shpreh se i kanë kursyer qytetarëve 4 milionë euro, duke mos u sorrollatur e duke i evituar dokumentet e ndryshme. Ndër të tjera kreu i qeverisë tha se janë shkurtuar 472 jetë njerëzish nga pritja që mund të bënin në sportele.


DEKLARATA:

Është forumi i fundit i këtij mandati, për ta përmbyllur këtë cikël kemi lënë një nga arritjet më të mëdha, që është revolucioni dixhital, përmes të cilit po ndodh një transformim rrënjësor i marrëdhënies mes shtetit dhe qytetarëve.

Termeti dhe pandemia nuk do ishin përballuar sic janë përballuar, dy ngjarje të mëdha e gjetën Shqipërinë. Përfytyroni se cfarë mund të bënim nëse në momentin kur duhet të garantonim mbylljen e përgjithshme të një viti me parë, nuk do kishim mundësi që ti shërbenim të gjithë qytyetëve që të dilnim nga shtëpia. Po sikur të na kishte gjetur në kohën kur ky shtet kishte vetëm një përqind të shërbimeve online, 1 %. Dhe vetëm 50 mijë përdorues, ndërkohë që sot nga 14 shërbime që ishin kur ne e nisëm këtë revolucion, kemi 1207 shërbime dhe nga 50 mijë përdorues kemi 1, 87 milionë përdorues. Nga 51 mijë aplikime për shërbimin online ne vitin 2013, sot në vitin 2021 kemi 7, 7 milionë. Sot ka 55 databaza që e shkëmbejnë informacionin. Nga ana tjetër kemi bërë një llogari dhe pa këtë revolucion deri në këtë fazë ne dhe qytetarët shqiptarë do të kishin konsumuar, 472 vjet pritje nëpër radha, janë shkurtuar 472 jetë, kohë në radha. Janë kursyer 293 vite pritje, në total u janë kursyer qytetarëve përmes shërbimeve online 4 milionë euro që do kishin shkuar për tarifa për dokumente. Sot Shqipëria ka 95 të shërbimeve online.

Lajmi kryesor: Konferenca e fundit/ Rama: Ilir Meta do të shkatërrojë Reformën në Drejtësi, Lulin e kanë lidhur me zinxhir, pakti PD-LSI, pjesë e planit! Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit, Brukseli, i kënaqur me ne

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konference per gazetaret 2 mars 2021 edi rama konference per gazetaret 2 mars 2021

Sondazh

Poll