Politike

Rama rendit arritjet e ‘e-Albania’, kryeministri: Mundësuam që marëdhënia e qytetarit me shtetin të jetë në xhepin e

2 Mars 2021, 11:24 Nga DOSJA
Rama rendit arritjet e ‘e-Albania’, kryeministri: Mundësuam

TIRANË– Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme konferencën me në qëndër ekoniminë e vendit. Rama tha gjatë fjalës së tij se platforma e-albania është kthyer në një histori sukesi dhe është një instrument në duart e atyre që e përdorin. Ndër të tjera kreu i qeverisë tha se platforma ka mundësuar që qytetarët të kenë marëdhënie me shtetin dhe jo me zyrtarët të cilët i etiketoi si ‘zyrtarucë’.


DEKLARATA:

Departamenti amerikan i shtetit e vlerëson axhendën dixhitale, duke theksuar se ndikon në luftën kundër korrupsionit. OKB e kanë renditur ne vendin e 31 per përballimin e krizës ndaj Covid. Të gjjtha këto për të thënë se është fakt i njohur. Platforma e-albania është kthyer në histori suksesi, është instrument në duart e atyre që e përdorin. Nga 1 janari kemi nisur zbatimin e ligjit të fiskalizimit. Do të kemi një sistem që praktikisht do të mundësojë leximin në kohë reale nga një tru elektronik i të gjitha transaksioneve në të njëjtin sekond, nga një biznes në biznes dhe te konsumatori, e nga një biznes te shteti. Shëndetësia sot transformohet në këtë aspekt, pasi janë disa procese që deri dje bëheshin me radhë të gjata, ndërkohë që sot bëhen me radhë. Janë të gjitha online. Ju e mbani mend tmerrin e certifikatave të gjendjes civile, sot ne e kemi në cdo moment që e duam ne kohë reale, nga kompjuteri. Sot dëftesat do të ofrohen online, sot dhe pse ka shumë për të bërë shërbimet shtetërore për ata që janë jashtë mundësojnë që 38 shërbime, duke i imponuar humbje kohe, harxhime, stres, janë online. Sot shtetasit e huaj që duan të punësohen në Shqipëri, procesin e kryejnë online. Do ju merrja kohë pafund, mirëpo drejtorja e AKSH-it do të bëjë një prezantim më të detajuar. Të gjitha janë online. Duhet ende kohë, jemi në një punë që duhet të vazhdojmë, duhen edhe disa vite brenda mandatit të tretë që ne të kryejmë të gjithë ciklin. Duke asgjësuar të gjithë korrupsionin, duke hequr një tmerr të madh që lidhet me administratën e pasjellshme, rryshfet marrëse, dhe duke e kthyer në një makineri mbrapa ekranit. E duke mundësuar që marrëdhënia e qytetarit me shtetit, të jetë në xhepin e qytetarit. Jo dora e zyrtarucëve. Në cdo moment me një smartphone të kryesh cdo veprim që do. Është realiteti i disa vendeve dhe do jetë dhe i Shqipërisë, brenda 4 viteve të ardhshme.

Lajmi kryesor: Konferenca e fundit/ Rama: Ilir Meta do të shkatërrojë Reformën në Drejtësi, Lulin e kanë lidhur me zinxhir, pakti PD-LSI, pjesë e planit! Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit, Brukseli, i kënaqur me ne

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama konference per gazetaret 2 mars 2021 edi rama edi rama konference per gazetaret 2 mars 2021

Sondazh

Poll