Bota

Hoti pas takimit me Lajçakun: I urova sukses në finalizimin e procesit të dialogut

2 Mars 2021, 10:40 Nga DOSJA
Hoti pas takimit me Lajçakun: I urova sukses në finalizimin e

KOSOVË-Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian Mirosalav Lajçaku. Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka bërë të ditur se e ka falënderuar Lajçakun për bashkëpunimin e deritanishëm në dialogun Kosovë-Serbi.

Po ashtu Hoti, ka thënë se që prej kohës që ka filluar dialogu me Serbinë kanë ndjekur tri parime bazë, një kushtetuta është e paprekshme, do të diskutohet për marrëveshjen përfundimtare më njohjen recioproke dhe sovraniteti e integriteti territorial i vendit është i pa negociueshëm,

“Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajçak e falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i dëshirova sukses në finalizimin e këtij procesi. Prej korrikut 2020, dialogu rifilloi mbi tri parimet bazë: do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm, ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme,”-ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë:

Lajmi kryesor:Dita e dytë e vizitës së Lajçakut në Kosovë/ Takohet me presidenten e Kosovës, Osmani: Nuk do të lejoj që të negociohet me kufijtë. I dërguari i BE-së përcjell 4 mesazhe

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora avdullah hoti lajcak vizite tre ditore ne kosove avdullah hoti lajcak vizite tre ditore ne kosove

Sondazh

Poll