Politike

‘Burrat janë më frikacakë’/ Rama ndjek procesin e vaksinimit në Durrës, i drejtohet të moshuarit: Pse vjen para grave,

2 Mars 2021, 10:24 Nga DOSJA
‘Burrat janë më frikacakë’/ Rama ndjek procesin e

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Durrës, aty ku pa nga afër procesin e vaskinimit. Së bashku me ministren, Ogerta Manastirliun, Rama u shpreh se me ardhjen e vaksinave AstraZeneca do të nisë ai i mësuesve

Manastirliu: Brenda 15 marsit mbaron vaksinimi i mjekëve, në tërësi janë më shumë se 11 mijë që kanë kryer vaksinimin.

Gjatë takimit me të moshuarit, Ramës iu bë e ditur nga ana e infermieres se më të shumtë janë meshkujt që vijnë për tu vaksinuar. Kreu i qeverisë i tha se burrat janë më frikacakë në krahasim me gruan.

BISEDA:

Rama: Tani mund të dilni rehat.

I moshuari: Marrsh nga ditët tona.

Rama: Jo largqoftë

Infermierja: Burrat vijnë para grave

Rama: Janë më frikacak, kanë shumë frikë burrat se gratë

I moshuari: Kam ardhur vullnerarisht

Rama: Vullnetarisht vijnë të gjithë, po pse vini para grave. Në krahasim me gruan nuk je më trimi, harroje.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rama në durrës rama në durrës

Sondazh

Poll