Politike

“Opozita po kufizohet”, Fatmir Mediu kërkesë Gjykatës: Të hiqen masat e COVID, janë anti-kushtetuese

2 Mars 2021, 09:38 Nga DOSJA
“Opozita po kufizohet”, Fatmir Mediu kërkesë

TIRANË– Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se masat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve anti-COVID, janë karantinë për opozitën.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes se Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së tij, Mediu u shpreh se partitë e opozitës po kufizohen për zhvillimin e fushatës dhe dhe i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese që të vendosë barazi përpara ligjit të kryeministrit, qytetarëve dhe partive politike.


Problemi më i madh në Shqipëri është në mënyrë të padiskutueshme një qeverisje e papërgjeshme  e drejtuar nga Edi Rama i cili edhe me këtë rast pandemie bën teatër  dhe tallet me jetën e qytetarëve shqiptarë. Për të vazhduar më tej kërkesa e PR kërkon  në mënyrë të padiskutueshme respektimin e ligjit në mënyrë të barabartë si nga individët edhe nga partitë politike. Me pak fjalë, veprimtaritë e Edi Ramës tentojnë që të krijojnë karantinë për opozitën  në një kohë që i ka lejuar vetes nëpërmejt edhe vlerësimeve të Komitetit  që Parlamenti mund të mblidhet, qeveria mund të mblidhet, pushteti mund të bëjë aktivitete më më shumë se 10 veta dhe kufizon opozitën shqiptarë për të kryer veprimtari politike.  Kjo ështën ëj situatë e papranueshme dhe antiligjore.

Nuk mund të ketë dy standarte përsa i përket qytetarëve, sepse nuk mund të trajtohet ndryshe kryeministri në situatë pandemie , ndryshe qytetari dhe ndryshe kryetari i bashkisë. Të gjithë jemi njerëz përballë të njëjtin rrezik dhe duhet të të zbatojmë të njëjtat rregulla. Por, duket qartë që ne nuk kemi më as Kushtetutë, as ligje dhe as qeveri, por kemi një regjim të korruptuar i cili përpiqet të imponojë në mënyrë të qëllimshme politike rregulla të cilat frenojnë marrëdhëniet drejt qytetarit, shtetit  me ligjin dhe partitë politike sidomos në këtë kohë fushate si kjo.  Jemi për të respektuar çdo llojë rregulli. Ne jemi në një fushatë elektorale dhe duhet të përcaktohen qartësisht rregullat.

Nëse flasim për respektimin e distancimit social 10 veta në një sallë të vogël nuk është njëjtë me 10 veta në një sallë të madhe.  Duhet shpjeguar si  ne duhet ta mbrojmë kjo është detyra e Komisionit Teknik. Duhet të lemë mënjanë hipokrizimin që drejtues të Komisionit Teknik  bëjnë aktivitete politike në favor të Partisë Socialiste, siç është rasti i zv.ministres  mbi 10 veta dhe nga ana tjetër kërkojnë dhe gjobisin dhe kufizojnë partitë politike të opozitës.

 Unë dua të vlesoj punën e bërë nga përfaqësuesit juridik të PR në padinë që kanë paraqitur  në GJK dhe vlerësimin që kanë bërë duke iu referuar edhe rasteve të cilave janë shqyrtuar në Gjykatën e Lartë Amerikane pikërisht për çështje të tilla ku ka triumfuar liria dhe e drejta e qytetarëve dhe jo dhuna e ushtruar nga ana e shtetit.  Shpresoj që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë në mënyrë të drejtë këtë kërkese për të vendosur një barazi para ligjit të kryeministrit, qytetarëve dhe partive politike”-u shpreh  Mediu.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatmir mediu kerkese gjk masat e vendosura anti-covid fatmir mediu kerkese gjk masat e vendosura anti-covid

Sondazh

Poll

Politike 1 Mars 2021, 22:43

TIRANË– Gazetari Ylli Rakipi u shpreh sot se koalicioni i fimrosur mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim,...