Politike

Gjykata Kushtetuese shqyrton padinë e PR-së, i jep kohë dy ditë MSH për të sjellë argumentat e saj, Mediu: Të hiqen masa

2 Mars 2021, 09:13 Nga DOSJA
Gjykata Kushtetuese shqyrton padinë e PR-së, i jep kohë dy

TIRANË– Gjykata Kushtetuese u mblodh ditën e sotme për të shqyrtuar një kërkesë të depozituar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i cili kërkon që të zhvillohen  tubime elektorale, edhe pse në kohë pandemie.

Kushtetuesja shtyu dhënien e vendimit për padinë dhe i dha dy ditë kohë përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë që të çojnë dokumentet dhe argumentet që arsyetojnë vendimin e tyre për ndalimin e tubimeve politike.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se masat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve anti-COVID, janë karantinë për opozitën. Sipas tij, partitë e opozitës po kufizohen për zhvillimin e fushatës dhe dhe i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese që të vendosë barazi përpara ligjit të kryeministrit, qytetarëve dhe partive politike.

Kërkesa u depozitua më 4 dhjetor 2020 në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar rrëzimin dhe shfuqizimin e urdhrit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, të datës 17 nëntor 2019, që ndalon grumbullime me shumë se 10 persona, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë martesore etj.

Partia Republikane Shqiptare (kërkuesi), si parti politike e cila është aktualisht e angazhuar aktivisht në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të datës 25 Prill 2021, si dhe partitë e tjera opozitare, dëmtohen rëndë nga akti objekt kërkese i cili ndalon specifikisht aktivitetin e këtyre partive dhe për pasojë vetë esencën e ekzistencën e tyre si parti politike.

Akti objekt kërkese pengon specifikisht, në mënyrë drastike, kërkuesindhe partitë opozitare në përmbushjen e rolit të tyre Kushtetues si parti politike; pra si një faktor qendror i formimit të vullnetit politik të zgjedhësve. Për pasojë, akti objekt kërkese bie ndesh me parimet, të drejtat dhe liritë themelore të mbrojtura në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si dhe në konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria, ndaj si i tillë duhet të shfuqizohet”, thuhet në kërkesën e PR të depozituar në Gjykatën Kushtetuese.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese gjykata kushtetuese shqyrton kerkesen e pr kerkesa e fatmir mediut gjykata kushtetuese gjykata kushtetuese shqyrton kerkesen e pr kerkesa e fatmir mediut

Sondazh

Poll

Politike 1 Mars 2021, 22:43

TIRANË– Gazetari Ylli Rakipi u shpreh sot se koalicioni i fimrosur mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim,...