Politike

‘Po mendojmë sharjet e radhës’/ Rama ndan pamjet nga rindërtimi i maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’, qytetari: J

2 Mars 2021, 07:20 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka harruar të ndajë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’, videon e përditshme. Sot, kreu i qeverisë ka publikuar pamjet nga ndërtimi i maternitetit të vjetër të Tiranës, i cili ka marrë goditje nga tërmeti. E teksa Rama ka ndarë videon, një qytetar i bën të ditur se ndodhet pikërisht në një kafene përballë maternitetit duke vëzhguar punimet. Ai i shkruan se ndodhet në kafenenë e lagjes së bashku me persona të tjerë dhe po mendojnë për sharjet e radhës pasi këtë ‘punë’ kanë të papunët.

Rama: Miremengjes dhe me fillimin e investimit të shumëpritur për zgjerimin dhe rindërtimin e plotë të maternitetit të vjetër të Tiranës pas dëmtimeve nga tërmeti, teksa janë duke u ndërtuar nga themelet edhe 3 maternitete të tjera në vend, ju uroj një ditë të mbarë

Komentuesi: Zoti #EdiRama Jemi duke par nga kafeneja e lagjes punimet qe postove, dhe po mendojm per sharjet e radhes. Ti vazhdo punen cdo dit e me mir se ne te pa punet kte pun kemi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama me komentues edi rama edi rama me komentues

Sondazh

Poll

Politike 1 Mars 2021, 22:43

TIRANË– Gazetari Ylli Rakipi u shpreh sot se koalicioni i fimrosur mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim,...