Politike

Rama mbledh drejtuesit politikë në qarqe në selinë e PS

2 Mars 2021, 07:27 Nga DOSJA
Rama mbledh drejtuesit politikë në qarqe në selinë e PS

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit politikë në qarqe në selinë e PS. Mbledhja rutinë e cila zhvillohet çdo të hënë ishte parashikuar që të mbahej dje mirëpo Rama ishte në Bruksel, ndaj mbledhja është zhvendosur për ditën e sotme.

Në fokus të diskutimeve mes tyre është vijimësia e fushatës elektorale, ndërsa na ndajnë më pak se dy muaj nga zgjedhjet e 25 prillit.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e djeshme në Bruksel, aty ku mori pjesë në mbledhjen e 11-të e Këshillit të Stabilizim- Asociimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Kreu i qeverisë, u shoqërua nga kryenegociatori i Shqipërisë për BE, Zef Mazi, sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa u prit nga shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mblidhen drejtuesit politike te ps edi rama mblidhen drejtuesit politike te ps

Sondazh

Poll

Politike 1 Mars 2021, 22:43

TIRANË– Gazetari Ylli Rakipi u shpreh sot se koalicioni i fimrosur mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim,...