Politike

Topalli prezanton listën e kandidatëve të ‘Lëvizja për ndryshim’ për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Lezhës dhe D

2 Mars 2021, 09:43 Nga DOSJA
Topalli prezanton listën e kandidatëve të ‘Lëvizja

TIRANË– Kryetarja e ‘Lëvizja për ndryshim’, Jozefina Topalli ka dalë në një konferencë për mediat ditën e sotme. Topalli, ka prezantuar listën e kandidatëve të partisë së saj në zgjedhjet e 25 prillit për qarkun e Lezhës.


DEKLARATA E TOPALLIT:

‘Do të prezantoj listën e kandidatëve, e nxjerrë nga sirtari që dukej se nuk do të hapej kurrë. E para nuk është prezente për shkak të pandemisë, është vajzë e re që cdo gjë e ka arritur vetë. Matilda Gjini, ka përfunduar dy master në biznes. Do kandidojë në qarkun e Lezhës. Gjon Ndoj, vjen nga një familje e persektuar, ish student i dhjetorit të 90-ës. Alda Gjini ka lindur në Lezhë në 95, vjen nga një familje e përndjekur politikë. Dod Prenga, është doktor i shkencave, ai ka kryer specializime në universitetin e Barit dhe të Lezhës. Amarda Gjini, ka lindur në Rrëshen, rrjedh nga një familje e persekutuar. Luan me ekipin vendas të volejbollit.

Rrethi i Dibrës: Erida Lazimi, është avokate, ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë. Vjen nga një familje që ka kontribuar në PD. Sandra Gjeleshi, nga Klosi. Ka përfunduar master shkencor në Londër.

Qarku i Beratit: Miranda Haxhia, lindur në Berat.

LISTA:

1-Matilda Gjini

2-Gjon Ndoj

3-Alda Gjini

4-Dod Prenga

5-Amarda Gjini

6-Erida Lazimi

7-Sandra Gjeleshi

8- Klavia Pema

9- Miranda Haxhia

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefina topalli jozefina topalli

Sondazh

Poll

Politike 1 Mars 2021, 22:43

TIRANË– Gazetari Ylli Rakipi u shpreh sot se koalicioni i fimrosur mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim,...