Politike

Meta kujton manifestimin e 2 marsit 2020, presidenti: Misionin tonë do e çojmë deri në fund!

2 Mars 2021, 09:30 Nga DOSJA
Meta kujton manifestimin e 2 marsit 2020, presidenti: Misionin tonë do e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ditën e sotme 1 vjetorin e manifestimit të bërë më 2 mars 2020 për rivendosjen e sovranitetin e popullit ndaj institucioneve. Meta falenderon qytetarët të cilët iu përgjigjen thirrjes së tij për të dalë në shesh. Meta shprehet se pranvera kuqezi po vjen, dhe se misioni i nisur vitin e kaluar do të çohet deri në fund.

POSTIMI I PLOTE:

Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit.
Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021!
PRANVERA KUQEZI PO VJEN!

Çfarë ndodhi më 2 mars 2020?

Në një tubim të pazakontë, kreu i shtetit mblodhi qytetarët në bulevardin Dëshmorët e Kombit, në një manifestim për atë që Meta e quante asokohe “shpartallimi i grushtit të shtetit”. Tubimi zgjati disa orë dhe morën pjesë mijëra qytetarë. Në fund, kreu i shtetit firmosi një dekret për kthimin pas të ligjit që i hiqte Metës të drejtën e betimit për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjet e 25 prillit, Meta i cilëson si një referundim i dytë.

(a.b;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta 2 mars 2020 ilir meta ilir meta 2 mars 2020

Sondazh

Poll

Politike 1 Mars 2021, 22:43

TIRANË– Gazetari Ylli Rakipi u shpreh sot se koalicioni i fimrosur mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim,...