Politike

1 Mars 2021, 22:43 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetari Ylli Rakipi u shpreh sot se koalicioni i fimrosur mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka shqetësuar të gjithë maxhorancën.

I ftuar në “Opinion”, Rakipi tha se më e shqetësuara i ishte dukur ministrja Elisa Spiropali, e cila sipas tij, ‘qante’ sepse Lulzim Basha mori Agron Dukën.

“Duket sikur këta tani janë të shqetësuar dhe është shkatërruar Opozita. Shqetësimi i këtyre del sikur Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha kanë bërë një veprim për të vrarë veten. Më e shqetësuara sot ishte Elisa. Ç’janë këta thoshte, ç’është ky bashki more, ç’janë këta që marrin Dukën, i dhimbsej Duka…dhe përmndte disa emra. Dhe tjetri që vjen. Për ta çuar akoma më tej figurën letrare, del kryetari i bashkisë dhe vënë maskat e ecin. Del Erion Veliaj dhe thotë, gruaja e Lulzim Bashës nuk voton, se nuk ka pasaportë shqiptare. Po ta marrësh me Ramën, i bie që ai të rrijë gjithë jetën në pushtet, sepse ka pasur shumë gra,”- tha Rakipi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali ylli rakipi elisa spiropali ylli rakipi

Sondazh

Poll