Bota

Dita e dytë e vizitës së Lajçakut në Kosovë/ Takohet me presidenten e Kosovës, Osmani: Nuk do të lejoj që të negociohe

2 Mars 2021, 07:49 Nga DOSJA
Dita e dytë e vizitës së Lajçakut në Kosovë/

KOSOVË–I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, e ka nisur me një takim të zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Pas takimit, të dy kanë zhvilluar një konferencë për shtyp, ku kanë folur dhe për çështjen e dialogut.

I dërguari i Bashkimit Evropian, Lajçaku ka përcjell 4 mesazhe për Kosovën. Ndër to ka qenë çështja e vazhdimit të dialogut ku Lajçaku ka theksuar që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian presin që ai të vazhdojë në qeverisjen e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Po ashtu ka sqaruar dhe çështjen e hartës, ku ka thënë se ajo ishte një hartë zyrtare e Bashkimit Evropian dhe një zyrtar nuk mund të përdorë një tjetër.

Ndërkohë, më pas ai ka vijuar takimet, me kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, si dhe ish-kren e LDK-së Isa Mustafën. Të dyja takimet janë zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat. Ditën e djeshme Lajçaku ka zhvilluar takim dhe me kryetarin e Lëvizja Vetëvendosja Albin Kurti dhe ambasadorët e QUINT-it në Kosovë.

Ndërkohë që pasditen e sotme, Lajçak i kanë shtruar një tapet të kuq para zyrës së BE-së në Prishtinë së bashku me disa letra aplikimi për vizë schengen.

Miroslav Lajçak do të qëndrojë në Prishtinë, tre ditë. Më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri më 5 mars. Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.

(kle.mu.k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora lajcak vizite tre ditore ne kosove miroslav laçjak ne kosove lajcak vizite tre ditore ne kosove miroslav laçjak ne kosove

Sondazh

Poll