Bota

Zyrtarët amerikanë i dërgojnë letër Anthony Blinken për të adresuar çështjen e të drejtave të njeriut në Turqi

1 Mars 2021, 21:39 Nga DOSJA
Zyrtarët amerikanë i dërgojnë letër Anthony Blinken

SHBA- 170 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve në Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një letër dërguar Sekretari të Shtetit Anthony Blinken për çështjet e të drejtave të njeriut në Turqi. Reuters shkruan në letër 170 anëtarët i kërkuan administratës Biden që të adresojë këtë çështje shqetësuese.

Letra është dërguar në 26 shkurt, ndërkohë që përmbajtja e saj është bërë publike ditën e sotme. Në të shkruhet se Presidenti turk Erdogan i ka acaruar marrëdhëniet me SHBA-në.

“Çështjet strategjike me të drejtë kanë marrë vëmendje të konsiderueshme në marrëdhëniet tona dypalëshe, por shkelja e rëndë e të drejtave të njeriut dhe prapambetja demokratike që po ndodh në Turqi janë gjithashtu shqetësuese”, shkruhet në letër.

Erdogan më parë tha se interesat e përbashkëta të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara i tejkalojnë mosmarrëveshjet e tyre dhe Turqia dëshiron bashkëpunim të përmirësuar me Uashingtonin. Por marrëdhëniet mes tyre janë zbehur për një mori çështjesh, përfshirë blerjen nga Turqia të një sistemi rus mbrojtës raketash dhe mbështetjen e SHBA për milicinë kurde YPG në Siri.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota antony blinken erdogan joe biden antony blinken erdogan joe biden

Sondazh

Poll