Bota

A të jetë e vërtetë? Donald Trump dhe Melanie kanë marrë vaksinat kundër Covid në Janar

1 Mars 2021, 20:44 Nga DOSJA
A të jetë e vërtetë? Donald Trump dhe Melanie kanë

SHBA- Ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Melanie Trump kanë marrë vaksinat kundër Covid në muajin Janar. Cnbc shkruan se lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar që punon për Trump.

Ende është e paqartë se cilën vaksinë ka marrë ish-presidenti dhe ish-zonja e parë, pasi në atë kohë ishin miratuar vetëm dy vaksina anti-Covid, vaksina e Pfizer/BioNTech dhe ajo e Moderna-së.

“Presidenti Trump dhe Zonja e Parë u vaksinuan në Shtëpinë e Bardhë në janar,” tha zyrtari.

Vetë Trump ka deklaruar se nuk është vaksinuar, ndërkohë që në lidhje me këto informata ish-Presidenti nuk ka dhënë ndonjë informacion.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump melanie trump donald trump melanie trump

Sondazh

Poll