Bota

“Është i rëndësishëm”/ Kurti pas takimit me Lajçak: Dialogu me Serbinë është prioriteti ynë i katërt

1 Mars 2021, 19:09 Nga DOSJA
“Është i rëndësishëm”/ Kurti pas takimit me

KOSOVË- Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti ka folur pas takimit me Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Miroslav Lajçak. Gazeta Ekspress shkuan se Kurti ka thënë se dialogu me Serbinë është prioriteti katërt i Kosovës. Ai u shpreh se nuk e mohon rëndësinë e dialogut por prioriteti kryesor për të është drejtësia dhe punësimi.

“Më informoi me procesin e dialogut në përgjithësi. Unë shpjegova edhe një herë që ne i kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë që përqendrohet te drejtësia dhe punësimi, se jemi në kushtet e pandemisë COVID-19, dhe se nuk jemi kundër dialogut, por e duam parimor dhe të përgatitur mirë. Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – edhe për BE-në, Kosovën dhe Serbinë dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, tha ai

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, nis sot vizitën në Ballkanin Perëndimor. Lajçak do të qëndrojë në Prishtinë, tre ditë duke filluar nga dita e sotme. Më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri më 5 mars.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti lajcak vizite tre ditore ne kosove miroslav lajčák albin kurti lajcak vizite tre ditore ne kosove miroslav lajčák

Sondazh

Poll