Bota

Përplasje në partinë e BDI-së në Maqedoninë e Veriut, interperlanca kundër zv/kryeministrit

1 Mars 2021, 19:42 Nga DOSJA
Përplasje në partinë e BDI-së në Maqedoninë e

MAQEDONI E VERIUT- Përplasje ka pasur ditën e  sotme në partinë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut. Alsat shkruan se koordiantori i grupit parlamentar të BDI-së, Izet Mexhiti nuk pranoi të që thotë një datë se kur do të nisë interperlancën kundër zvëndeskryeministrit Artan Grudi.

Disa ditë më parë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se mes partisë së tij nuk ka asnjë problam, Presidenti Zoran Zaev tha se ende nuk dihet se kur do të vazhdojë të punojë Kuvendi.

“E përshëndes vendimin e partnerit tonë më të madh në Koalicion, BDI-së. Në rrugën me debat, në kryesisë të punës i kanë zgjidhur çështjet e hapura. Sot një njoftoi koordinatori i LSDM-së se grupi parlamentar i BDI-së është i plotë e të gjithë janë në dispozicion dhe e di se tashmë caktohet seancë, nëse sot ose nesër nuk e di saktë kur do të vazhdojë të punojë Kuvendi,“deklaroi Zaev.

Ndërkohë që anëtari i BDI-së, Arbër Ademi tha se partia e tij ka grupin e tij parlamentar të pandarë dhe unik.

“Ka pasur kuorum dhe për mungesën e z. Mexhitit asnjëherë nuk është vendosur në pikëpyetje mungesa e kuorumit në Kuvend. BDI ka grupin e saj parlamentar, një të pandarë, unik në veprim, unik në qëndrime, ashtu siç kemi vepruar sot, ashtu do të veprojmë edhe në ditët vijim,” tha Arbër Ademi, BDI.

Ndërkohë që partia VMRO-DPMNE mendon se zgjedhjet e parakohshmë parlamentare do të jenë zgjidhja e vetme për të sjellë funksionimin e Kuvendit.

“Fakti që ata në praktikë nuk funksionojnë është edhe një indikator plus që zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë zgjidhja më optimale që të dilet nga ky qorr sokak. Këtij mos funksionimi patjetër ti vendoset fund, përsëri do e tregoj shembullin, trupat punues të kuvendit funksionojnë, komisionet punojnë, vetëm plenumi nuk funksionon për shkak se për seanca plenare nuk sigurohet pjesëmarrja e deputetëve të shumicës. Ata janë problemi për funksionimin,” u shpreh Тimço Mucunski.

Për shkak të situatës që ndodhet momentalisht Kuvendi maqedonas ka mbajtur vetëm disa seanca plenare në muajin shkurt, ndërkohë që për këtë javë ende nuk është caktuar seanca.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti artan grudi izet mexhiti zoran zaev ali ahmeti artan grudi izet mexhiti zoran zaev

Sondazh

Poll